BallinaAktualitet“Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera”/ Curi: Rama ka në...

“Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera”/ Curi: Rama ka në plan varrimin politik të ministrave dhe deputetëve të vetë

“Kryeministri  Edi Rama kërkon që në mandatin e katërt qeverisë të ketë 84 deputetë”, tha analisti Arjan Curi, duke folur për mbledhjen informale të qeverisë, që u mbajt një ditë më parë në Dajt.

I ftuar në “Top Story”, Curi tha se Rama synon që në mandatin e ardhshëm, “edhe reformat t’i bëjë vetë”. Sipas tij, kryeministri ka në plan “varrimin politik të ministrave dhe jo vetëm”. Ndërsa gazetari Alfred Lela shtoi se anëtarët e kabinetit qeverisës janë bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit.

Curi: Në mbledhjen e qeverisë në Dajt, Rama u tha që dua 84 deputetë në mandatin e ardhshëm. Do të bëjë dhe reformat vetë. Rama do t’u bëjë varrimin politik këtyre, se këta nxjerrin skandale, dokumente, dhe në fund Rama do u thotë: ja ç’bëtë, ia bëtë njëri-tjetrit. Mendoj se në mandatin e katërt, do të ketë shumë të panjohur. Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera, jo nga grupi i Ballukut, por i Veliajt.

Lela: Këta janë të gjithë bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit. Disa e quajnë krim, disa e quajnë mëkat. Aty nuk ka ministra. Ka drejtorë dhe teka të Kryeministrit. Nuk ndodh në asnjë vend që ai që shkarkohet ose emërohet nuk e di. Kryeministri habit live në TV ministrin e Brendshëm dhe ai nuk e di. Nuk ndodh kjo në asnjë qeveri. Këta janë bashkëpunëtorë në të keqen, ne e trajtojmë si telenovelë.

Curi: Është më keq

Lela: Ne duhet të shthurim fijet e këtij bashkëpunimi në të keq

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular