BallinaKronikeShkodër, 18-vjeçari mbytet në lumin Buna! Dyshimet e para mbi ngjarjen

Shkodër, 18-vjeçari mbytet në lumin Buna! Dyshimet e para mbi ngjarjen

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Një djalë 18-vjeçar kishte hyrë në lumin Buna për t’u larë, por e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë është mbytur.

Policia së bashku me banorët e zonës kanë gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular