Të shtëna me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë, raportohet për të plagosur

0
125

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime bëjnë me dije se njëri është qëlluar në shpatull, kurse tjetri në këmbë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar