Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike janë zbardhur emrat e drejtuesve politik të PD sipas qarqeve. Ndërsa në mungesë të Sali Berishës, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kryetari i keshillit kombetar te PD, Edi Paloka do të drejtojë fushatën në të gjithë Shqipërinë.
Për qarkun Tiranë, drejtues politik do të jetë Belind Këlliçi, për Durrësin Oerd Bylykbashi, në Lezhë Agron Gjekmarkaj, në Shkodër Luçiano Boçi dhe në Kukës, Flamur Hoxha.
Nga ana tjetër në Fier drejtues politik do të jetë Gazment Bardhi, në Elbasan Ervin Salianji, në Korçë Ivi Kaso, ndërsa në Vlorë, Bujar Leskaj.
1. Tirana – Belind Këlliçi
2. Durrës – Oerd Bylykbashi
3. Shkodër – Luçiano Boçi
4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
5. Fier – Gazment Bardhi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Korçë – Ivi Kaso
8. Kukës – Flamur Hoxha
9. Gjirokastër – Tritan Shehu
10. Vlorë – Bujar Leksaj
11. Berat – Eno Bozdo
12. Dibër – Xhelal Mziu.