BallinaAktualitet“Më ka marrë kursimet”- Vrau babain dhe e hodhi në pus, 30-vjeçari...

“Më ka marrë kursimet”- Vrau babain dhe e hodhi në pus, 30-vjeçari pranon krimin! I riu baba i dy fëmijëve, në pritje të të tretit

spot_img
spot_img

30-vjeçari Esmerald Balla ka pranuar se ka vrarë të atin me arme zjarri dhe më pas e ka hedhur në pus. Para policisë ai ka  deklaruar se e ka vrarë babain pasi ky i fundit i ka marrë kursimet.

30-vjeçari mësohet se është baba i dy fëmijëve, ndërsa është në pritje të të tretit. Ai është arrestuar nga policia pas zbulimit të krimit të rëndë që dyshohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë.

Sipas policisë asnjë nga familja nuk ka qenë në dijeni të krimit të djalit.

Policia, e cila ka dyshuar në lidhje me ngjarjen, ka punuar për 20 ditë derisa arriti në zbardhjen e plotë të krimit. Gjatë kësaj kohe mësohet se policia ka mbajtur nën mbikëqyrje të gjithë familjen, pasi raportohet se ka pasur edhe një konflikt të ashpër mes djalit dhe të atit.

Po ashtu janë bërë edhe përgjime ambientale, për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular