Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela tha në emisioni Now në Euronews Albania tha se riemërimi i Tritan Shehut si drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës është i pavend.
Sipas tij, Shehu duhet të ishte tërhequr dhe të kishte dorëzuar stafetën duke e lënë në dorë të emrave të rinj drejtimin e këtij qarku.
“Unë do të preferoja që zoti Shehu, me gjithë respektin që kam për të, ta kishte varur xhaketën e kontributit politik në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe duke e ditur edhe ku është dhe si është partia dhe realiteti politik në Gjirokastër dhe përtej të kishte thënë; unë i kam marrë dhe dhënw PD-sw, duhet të jenë personazhe të tjerë që duhet të vijnë, ta kishte dorëzuar me nder stafetën, xhaketën, kontributin politik”, tha Lela.
Gazetarja e Eksiola Shehu siguroi për Euronews Albania listën me emrat e 12 drejtuesve politikë të PD në 12 qarqet që do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare te 2025-ës.
Drejtuesit janë si më poshtë:
Tiranë- Belind Këlliçi
Durrësi- Oerd Bylykbashi
Shkodra- Luciano Boçi
Lezha- Agron Gjekmarkaj
Gjirokastra- Tritan Shehu
Berat- Eno Bozdi
Vlora- Bujar Leskaj
Fieri- Gazment Bardhi
Kukësi- Flamur Hoxha
Elbasani- Ervin Salianji
Dibër- Xhelal Mziu
Korçë- Ivi Kaso