BallinaAktualitet“Ku janë 75 mijë euro?”- Nga vrasja e të atit, tek hedhja...

“Ku janë 75 mijë euro?”- Nga vrasja e të atit, tek hedhja e kufomës në pus, dëshmia e Esmerald Ballës: Mori pistoletën e më tha… E denoncova të zhdukur pas 2 ditësh! Si sajova historinë se u largua me një grua

spot_img
spot_img

Është zbardhur dëshmia e Esmerald Ballës, i cili dyshohet se vrau të atin pas një sherri për 75 mijë euro dhe trupin e pajetë të tij e hodhi në një pus.

Sipas tij, krimi i rëndë ka ndodhur më datën 11 Gusht pas debatit mes tyre. I riu pretendon se pasi ka vënë re mungesën e parave në kasafortën, që sipas tij ishte dëmtuar me mjete të forta, iu është drejtuar të atit duke i thënë “Ku janë paratë?”, por ky i fundit iu është përgjigjur “S’e di”. Esmerald Balla pretendon se në atë moment i ati ka marrë armën duke e kërcënuar se do ta vriste, ndërsa theksoi “kur po u perpoqa tia hiqja nga dora pistoleten ajo u shkreh”.

Ai dëshmoi se denoncoi zhdukjen e tij pas 2 ditësh, më 13 Gusht sipas njoftimit të policisë, dhe trilloi historinë që i ati ishte larguar me një grua së bashku me paratë.

“Ne kemi nje ferme  te vogel dhe aty punonim te dy me babane dhe pjestaret e tjere te familjes. Gjerat nga ana ekinomike po shkonin shume mire dhe skishim asnje problem pasi secili bente detyrat e veta. Une kam mare lejen e ndertimit dhe do ndertoj nje shtepi te re (prane asaj qe jetojne) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtepi nga puna disavjeçare kishim nje sasi afro 75 mije euro. Diten e ngjarjes shkova te merja leket pasi sipermarresi i punimeve kerkoi pagesen sepse e kishte mbyllur punen per te cilen kishim rene dakord. Shkova te vendi per te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku jane parate”!? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte demtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Une te vras me tha dhe mori pistoleten dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u perpoqa tia hiqja nga dora pistoleten ajo u shkreh.

Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qelluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte keshtu. Me kapi paniku. Nuk dija cfare te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa karten dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirepo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bera keq. Shkova ne spitalin e durresit per vizite. Mjeket me dhane ca ilace. Pas nja dy ditesh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me nje femer tjeter. Lajmerova edhe vellezerit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtepia. Keshtu vazhdoi per disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte keshtu”, ka thene mes te tjerash Esmarald Balla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular