BallinaKronike“Në fshat u hap fjala se ishte larguar me një grua tjetër”-...

“Në fshat u hap fjala se ishte larguar me një grua tjetër”- Fqinji i 62-vjeçarit që u vra nga djali tregon marrëdhënien babë e bir: Ky që ka bërë këtë akt të shëmtuar…

spot_img
spot_img

Fqinji i 62-vjeçarit Enver Balla, i cili u vra nga djali pas sherrit për paratë, ka folur rreth ngjarjes, ku dhe ka treguar marrëdhënien që kanë patur babë e bir.

Sipas tij, çdo gjë ishte në rregull mes tyre dhe se punon bashkë. Ai ndër të tjera ka treguar se në fshat, para se policia të zbulonte krimin e rëndë, ishte hapur fjala se 62-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Pjesë nga intervista:

Si ishte Enveri, çfarë marrëdhënie kishte me djalin?

Ishte njeri punëtor, është marrë me blegtori, me gjë të gjallë. Ka punuar, kanë shkuar mirë babë e bir, nuk ka patur ndonjë gjë që të mendonim se shkonin keq. Sesi shkoi kjo punë kështu nuk e di.

Fëmijët e martuan babën. Ky që ka bërë këtë akt të shëmtuar, e ka martuar babën. Të martosh babanë është krenari.

Si e mësuat ju që ishte zhdukur Enveri?

Nga Policia e morën vesh. Në fshat u hap u hap fjala se ishte larguar nga shtëpia me një grua tjetër.

Ishte Enveri i kësaj rruge?

Nuk ka pas ndonjë shenjë se ishte i kësaj rruge. Pasi i vdiq e shoqja, çunat e martuan.

E takonit?

E takuam, se katundar e kemi. S’kam më çfarë të them.

NGJARJA:

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fillim të muajit gusht, konkretisht më 11 gusht, ku pas një debati me të atin për paratë e kursyera (75 mijë euro) pranë fermës së tyre, i riu e ka qëlluar 62-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Dy ditë më vonë, më 13 gusht,  30-vjeçari , ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej  mëngjesit po kësaj date, babai i tij ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, Esmerald Balla ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i viktimës, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të viktimës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi.

Policia njoftoi gjithashtu se ka  vënë në pranga një tjetër person në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në pranga është vënë në 25-vjeçar të identifikuar si Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin të transportojë trupin e pajetë të të atit.

Gjatë kontrollit në banesën e Brahajt, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular