BallinaPolitikeSi do përzgjidhen deputetët e rinj të PS në zgjedhjet e 2025,...

Si do përzgjidhen deputetët e rinj të PS në zgjedhjet e 2025, Romina Kuko tregon aplikimin përmes “Deputeti që duam”

spot_img

Nga Kongresi i PS, Edi Rama, qartësisht shpalosi pakënaqësi me performancën e grupit parlamentar socialist.

Në kushtet kur pritet mos-kandidimi më shumë se gjysmës e deputetëve aktual socialist, një pjesë e mirë e tyre do të zëvendësohen përmes aplikantëve në platformën “Deputeti që duam”.

Kjo platformë e cila do të jetë e hapur deri në fund të Shtatorit, drejtohet nga ministrja Bora Muzhaqi dhe përbehet nga një ekip, ku është edhe Romina Kuko sekretare për marrëdhëniet me jashtë në PS, e cila në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon shkallën e interesit deri më tani, të atyre që duan të bëhen deputet nën siglën e socialistëve.

“Kjo është hera e dytë që hapet platforma Deputeti që Duam. Krahasuar edhe me platformën e parë e cila u hap përpara zgjedhjeve të 2021.Në fakt platforma është hapur në fund të muajit Korrik fillim Gusht dhe shohim se ka një interes shumë të lartë të aplikimeve. E kanë kaluar numrin 100 të aplikimeve të deritanishme. Ka një mori aplikimesh nga grup-mosha të ndryshme apo profesione të ndryshme dhe balancë gjinore. Jemi shumë të kënaqur me aplikimet e deritanishme”, tha Kuko.

Përmes kësaj platforme PS i jep mundësi aplikimi edhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Një përqindje e lartë e aplikimeve në platformë vinë nga diaspora. Më tepër janë qytetarë shqiptarë të cilët jetojnë në vendet fqinjë si Itali dhe Greqi. Duket që edhe takimet me diasporën kanë patur impaktin e tyre duke qenë se një pjesë e tyre e ka marrë spunton për të aplikuar në platformë nga pjesëmarrja në këto takime dhe oferta politike që PS kishte shprehur”, tha më tej Kuko.

Romina Kuko thotë se më shumti kanë aplikuar vajza dhe gra. Ajo shpjegon se si do të procedohet më tej.

“Do të bëjmë një seleksionim të aplikimeve më të mira të ofertës më të mirë që aplikantët do të japin për PS. Dhe më pas ky seleksionim do të kalojë në hallkat e tjera nëpërmjet takimeve dhe intervistave ku ne do të qëndrojmë me ta gjerësisht për të parë se sa janë ata gati realisht të kontribuojnë në politikën shqiptare dhe më pas do të kalohet në hallkat e tjera që janë angazhimet në komunitet, sprovat për të provuar që kanë impaktin e tyre e më pas është pjesa tjetër për finalizimin e tyre në listën për deputet të PS”, u shpreh Kuko.

Krahas platformës Deputeti që duam, Romina Kuko flet edhe për një interes të shtuar në aplikimet për të ndjekur akademinë politike të PS pas suksesit të sezonit të parë.

“Sapo ne përfunduam pjesën e parë të akademisë politike pra brezin e parë të akademisë politike i cili filloi në maj e përfundoi tani në shtator kishte një kërkesë të madhe në vazhdimësi të njerëzve që pyesnin kur do të hapet akademia e re kur do të kemi sërish aplikime. Kështu që edhe vendimi kryeministrit ishte për të hapur një akademi të re politike sa më shpejt. Ka vetëm katër ditë që ne kemi hapur aplikimet dhe me kënaqësi konstatoj kemi mbi 100 aplikime që tashmë janë në formatin e akademisë politike. Shohim që ka profile shumë interesante të njerëzve të cilët janë profesionistë por që duan të kenë një formim politik. Pra jo domosdoshmërish njerëz që militojnë në struktura apo janë të përfshirë në struktura por edhe njerëz që janë larg politikës sot por që duan të venë në dispozicion veten e tyre drejt këtij formimi politik”, tha Kuko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular