Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, duke shtuar se duhet të jetë përfshirës dhe transparent.
Gjithashtu thekson se puna e Komisionit duhet të jetë në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.
Ndërsa shtoi SHBA-të mbeten partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE.
“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Ambasada e SHBA në një postim.