BallinaPolitikeAsambleja Kombëtare e PS-së, çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e së...

Asambleja Kombëtare e PS-së, çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e së dielës mes socialistëve

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama, do të mbledh më 8 shtator në orën 11:00 Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku priten të merren vendime të rëndësishme.

Raportohet se anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së PS-së. Sipas News24, mësohet se në këtë mbledhje pritet të përcaktohet nëse do të ketë ose jo ndryshime të drejtuesve politikë të PS-së në qarqe.

Po ashtu, fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë pritet ta mbajë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, e më pas fjala do i kalojë Kryeministrit Rama, për të vijuar më pas zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së PS-së.

Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së nga momenti kur delegatët e Kongresit votuan për përbërjen e forumit më të lartë vendimmarrës të forcës kryesore politike në vend.

Mbledhja e Asamblesë dhe vendimet që pritet të merren prej saj, janë të rëndësishme për shkak edhe të faktit se kemi hyrë në një vit zgjedhor dhe shumë nga zhvillimet dhe vendimet kanë lidhje pikërisht me mënyrën e organizimit dhe mënyrës se si socialistët do të ndërtojnë strategjinë e fushatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular