BallinaOP EDBujar Leskaj, deputeti dhe drejtuesi politik që më përfaqëson denjësisht!

Bujar Leskaj, deputeti dhe drejtuesi politik që më përfaqëson denjësisht!

spot_img
spot_img

Nga Rezenbrik Serjani

Partia Demokratike shpalli listën e drejtuesve politikë, të cilët përfaqësojnë njësinë më të lartë në nivel qarku, për organizimin dhe ecurinë e axhendës politike të PD në cdo degë, në të gjithë qarkun.

Duke parë polemikat dhe shpërthimet fejsbukiane të ditëve të fundit, lidhur me këtë vendim, më lind detyra si qytetar i Vlorës dhe funksionar pranë Partise Demokratike Dega Vlore, të bëj një analizë modeste mbi drejtuesin politik të Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, të nderuarin Bujar Leskaj.

Bujar Leskaj gëzon një respekt absolut në qytetin e Vlorës, si përfaqësuesi me i denjë i ketij qyteti, pergjate këtyre viteve, në cdo funksion publik qe ai ka pasur, ku Vlora ka qene e rrënjosur thellë në shpirtin e tij, gjë për të cilën ka qene krenar dhe e ka bere krenar kete qytet.

Po e ndaj këte analizë modeste ne tri pjesë, në pjesën e parë ku risjellë në vëmendje për “memorie-afatshkurtrit” modelin e punës së z.Leskaj si drejtues politikë në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve te përgjithshme të vitit 2021, ku del ne pah puna, përkushtimi i tij ; pjesa e dytë ka të bëje me përfaqesimin qe ka bere këto 3 vite si deputet dhe pjesën e tretë ja kam rezervuar formimit të tij si individ e qytetar.

I

1.Viti 2005, ku kandidimi i tij përballe një figure “domaine” sic ishte perballja me Mezan Malajn, i ashtuqajturi “Pashai i Vlorës” në atë periudhë, dhe fitorja në këtë përballje, ishte dëshmia më e gjallë se figura e tij ngjallte besim, shpresë, optimizëm dhe dashuri te vlonjatët, gjë të cilen ai e konsolidoi edhe me tej, ne vazhdimësinë e karrierës së tij, gjatë ketyre viteve, duke e perfaqesuar Vlorën dhe vlonjatët ne nivelet më të larta.

2.Rikthimi i Leskaj si drejtues politike ne Vlore per zgjedhjet e vitit 2021( drejtuesi i pare politikë i shpallur nga organet e kohës së PD), ringjalli te demokratet dhe qytetarët vlonjatë, njohës të temperamentit qytetar e politik të Leskajt shpresën e ndryshimit, gjë të cilën ai e dëshmoi përgjatë të gjithë fushatës së vitit 2021, duke shpalosur karakterin e tij te punës, përkushtimit, angazhimit maksimal, besnikërisë, idealeve, i cili pergjate asaj fushate projektoi nje strategji të jashtëzakonshme pune, në cdo dege të Partisë Demokratike në të gjithë Qarkun e Vlorës, duke ngjallur shprese dhe besim te cdokush. Strategjia e tij, puna dhe perkushtimi bene që cdo dege të ringjallej, duke dale nga bataqet e plogeshtisë e vegjetimit.

3.Leskaj përfaqeson një njeri Bujar, ashtu sic eshte edhe vet emri i tij, ku nuk ka vlonjat që nuk e permend qofte edhe një here për ndihmen që ai ju ka dhënë Vlorës dhe qytetarëve, duke qenë në çdo kohë, përfaqësuesi dhe shërbestari i tyre. Ai gezon një respekt të jashtëzakonshem jo vetem nga demokratet, por edhe nga mijera qytetar te paparti, gje që vjen si pjese e thjeshtesise e njerzillekut që e karakterizon ne cdo qelize.

4.Fushata e 2021, jo vetem si model pune, ku axhenda e tij ishte tejet e ngjeshur, duke mos lënë dege e njesi gjeografike pa shkelur, ne te gjithe Qarkun, por edhe si numer mandatesh, ku PD arriti te siguronte 4 mandate( ku mandati i 5 u humb per shume pak vota (kujtojme ketu dhe votat e hequra nga partickat X, Y, Z ).

5.Perkushtimi dhe strategjia e punes beri që te konsolidoheshin forumet pranë degeve te PD, FRPD dhe LDG, duke zhvilluar dhjetra aktivitete, duke i nxitur ne vazhdimesine dhe konsolidimim e tyre.

6.Arriti te konstituonte prane PD Vlorë, te ashtuquajturin Forumin e Intelektualeve, duke e quajtur një Këshillë të Urtësh, ku u mblodhën e angazhuan dhjetra intelektual vlonjate.

7.Fushata e ndermmarre prej tij, kishte në thelb edhe shpërndarjen e librave, e rrallë kjo për fushatat politike në Shqipëri. Mbas cdo aktiviteti, kryesisht me të rinjte, z.Leskaj ndante libra, duke shpërndarë mesazhin kuptimplotë të rëndësisë së leximit dhe arsimimit.

8.U ngrit nje shtab, me logjistikë të mireorganizuar, duke u bërë fytyra e një fushate serioze e dinjitoze.

9.Puna e tij filloj me një analizë të thellë të cdo grupseksioni, duke audituar mangësite, pikat e dobeta dhe mundesite e energjizimit të tyre.

10. Nxiti ngritjen e departamenteve dhe bordeve pranë degeve, duke zhvilluar me to dhjetra aktivitete sociale, kulturore, shoqërore, studimore e akademike, ku u trajtuan dhjetra tema dhe ku PD ju bashkangjitën dhjetra intelektual, studiues, akademik, shkrimtarë e anëtarë të shoqërisë civile.

11. U ndertua mini-programi për Vlorën, ku trajtoheshin projektet që Partia Demokratike do të ndërmerrte me fokus Vlorën.

12. Ish-të përndjekurit politikë, ishin gjithmonë të pranishëm në axhenden e takimeve te tij, perkushtimi për të cilët ka qenë i pandarë.

II

1.Si deputet, angazhimi i tij ka qenë maksimal. Leskaj sipas raporteve të monitorimit nga Instituti i Studimeve Politike është një nga 3 deputetet më te kuotuar në parlament, duke dëshmuar seriozitetin, integritetin dhe formimin e tij qytetar, politik e akademik.

2. Diskutimet e tij në parlament janë të ndërtuara mbi argumenta dhe logjikë të ftohtë, duke qene oponencë e zë kritik e denoncues ndaj korrupsionit të sektit Rama.

3. Nuk ka seancë parlamentare që Leskaj mos të kete 2 apo 3 diskutime, duke qene një zë i fortë në Kuvend.

4. Diskutimet e tij kanë trajtuar problemet me të ethshme të Vlorës, siç janë Porti i Vlorës, Sheshi i Flamurit, Tuneli i Llogorasë, denatyrimi i qytetit, infrastruktura, mungesa e ujit te pijshëm, TEC-et lundruese, devijimi i Shushicës etj.

5. Z.Leskaj është nder të paktët deputet, i cili ka zyrën e tij të deputetit, ku pret dhjetra qytetarë, duke dëshmuar seriozitet e përfaqësim dinjitoz.

6. Është për t’u përshendetur, “dhurata“ që Leskaj po i bën qytetit të Vlorës, duke i shtuar edhe nje Muze tjetër. Kujtojmë se ai po financon ndërtimin e Muzeut në nderim të Kosovës, e gjendur në rrugën “Justin Godar”.

7. Ka qenë mbështetës i cdo aksioni të shoqërisë civile, sic kanë qenë protestat kundër prishjes së Sheshit të Flamurit, kundër devijimit të Lumit Shushica apo kundër TEC-eve lundruese, djegiet e mbetjeve urbane etj.

8. Kujtojmë gjithashtu se Leskaj ka qenë deputeti i parë i grupit parlamentar te PD, i cili natën e 9 shtatorit, kundërshtoi vendimin kriminal të përjashtimit te Prof. Doktor Sali Berishës nga grupi parlametar i vitit 2021.

9. Pergjatë këtyre viteve, të ndryshimeve dhe valëve ne te ciilat ka kaluar PD, z.Leskaj ka ruajtur kthjelltësinë, duke qenë këshillues, kritik e sugjerues ne momente delikate për Partinë Demokratike gjatë këtyre viteve, brenda dhe jashtë grupit parlamentar(kujtojmë diskutimin e tij ne Korrik 2024, të pagëzuar me emrin “Dekalogu”).

10. Leskaj mbetet mik i vyer i ish- të përndjekurve politikë, jo vetëm të Vlorës por mbarë Shqipërisë, duke gëzuar respekt absolut nga kjo shtresë, për të cilën ai nuk ka rreshtur kurrë së përfaqësuari e nderuari.

11. Pjesëmarrës në dhjetra takime e promovime librash.

12. Kujton cdo datë e figurë të rëndësishme historike, të Vlorës e mbarë Shqipërisë.

13. Takime të herë pas hershme me kontributor, funksionar e drejtues të PD Vlorë ndër vite, ku shkëmben e merr ide prej tyre.

14. Diskutime dhe kumtesa në lidhje me cështjen kombëtare ( kujtojmë kumtesat e mbajtura për Kosovën e Çamërinë, në çdo datë të rëndësishme kombëtare).

III

Në aspektin individual, Leskaj është një njeri i cili mbart një pasion të cmuar për leximin, artin, pikture, sportin e shkrimin. Pak minuta bisede me të, arrin te kuptosh diturine që e karakterizon, nderthurja e së cilës me thjeshtësinë e tij, e bejne një njeri human e vizionar.�Njohes i mirë i cështjes kombëtare, Kosovës e Camërisë.

Bujar Leskaj ka botur 13 libra shkrime politike dhe publicistikë.

Libra nga Bujar Leskaj

1. “Leksione në Financë” (Pjesa I)- (2000)�2. “Leksione në Financë” (Pjesa II)- (2003)�3. “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh)- (2004)�4. “Senjorazhi” – Punim doktorature -(2008)�5. “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”- ( 2009)�6. “Brenda dhe Jashtë PARLAMENTIT (maj 2007-2009)”- (2009)�7. “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar)- (2011)�8. “Historiku i KLSH-së 1925-2012”- (2012)�9. “4 Vjet Auditim i Jashtëm Publik 2012-2015”- (2016)�10. “40 vjet Deklarata e Limës 1977-2017 ”- (2017)�11. “…3 Vjet Auditim i Jashtëm Publik 2016-2018”- (2019)�12. “GAO, NIK dhe Leksionet e DODAROS”- (2020)�13. “Për/në Kuvend- shkrime, diskutime 2021-2022”- (viti i botimit 2023)

Ai nuk ka rreshtur kurre se studiuari e edukuari, i cili mbart nje numer te konsiderueshem diplomash:�UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera – 1990; Inxhinier nafte�UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë – 1998; Ekonomist�UT, Fakulteti i Drejtësisë – 2002; Jurist�Universiteti i Nebraskës – Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) – shkurt-qershor 2003.�UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat – 2004;�Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat publike – 2005 (shkurt).�Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006);�Master në Financë (qershor 2006).�Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: “Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri” (2009).

Nje njeri me zemer bujare, njohes i mire i politikes, intelektual, i kthjellet, akademik, botues, pasionant i librave dhe leximit, politikan kalibri, patriot, shtetar, profesionist, punetor. Nje deputet e drejtues politike, qe me perfaqeson denjësisht !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular