Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i drejtori të RTSH-së. Ai i ka dorëzuar letrën e largimit nga posti të Këshillit Drejtues të RTSH-së ditën e sotme (6 Shtator).
“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Alfred Peza mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar në Qershor 2023.
Ai u zgjodh unanimisht nga Keshilli Drejtues i RTSH-së në Qershor 2023 dhe do të shërbente në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar.
Por, Alfred Peza është larguar nga posti i drejtorit të RTSH-së duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.