BallinaKronikeEMRI/Sherri në lokal, policia zbardh konfliktin: I mituri plagosi me thikë një...

EMRI/Sherri në lokal, policia zbardh konfliktin: I mituri plagosi me thikë një 39-vjeça

spot_img
spot_img

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen, ku një 39-vjeçar u plagos me thikë nga një i mitur. Në njoftimin zyrtar thuhet se shkak i sherri në lokal ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkaq, personi i plagosur Gazmir Gjoni është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Roskovec/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gazmir Gjoni rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular