BallinaAktualitetOperacioni sekret/ Detaje nga arrestimi i Marklen Hakës, si mori fund arratia...

Operacioni sekret/ Detaje nga arrestimi i Marklen Hakës, si mori fund arratia e të fortit të Niklës që i ka shpëtuar disa atentateve

spot_img
spot_img

Ka marrë fund sot arratia e të fortit të Niklës, Marklen Haka, i cili ishte person i shpallur në kërkim. Gazetari Igli Çelmeta raporton se prangosja e 33-vjeçarit është bërë në një operacion sekret nga policia në zonën e Fushë Krujës, konkretisht në Nikël.

Gazetari Çelmeta tha se Haka prej kohësh qëndronte në Dubai, por se së fundmi kishte ardhur në Nikël. “Policia e Shtetit në një operacion sekret ka arrestuar 33 vjeçarin Marklen Haka i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.

Ai akuzohet për vrasje të mbeture në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Në shtator 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij. Haka ka qenë i arrestuar për një vrasje të ndodhur në qershor 2012 në zonën e ish bllokut, por është liruar për mungese provash.

Në qershor 2022 i shpëtoi një atentati në Fushë Kruje.

Dyshohet se prej kohësh fshihej në Dubai, por se së fundmi policia kishte informacione se fshihej në Nikël, ku u prangos pas operacionit sekret”, tha gazetari Çelmeta.

Reagimi i ministrit të Brendshëm

Në një reagim, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shprehet se Haka u kap në Nikël të Krujës nga forcat RENEA, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

“Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular