U luajtën mbrëmjen e sotme 8 duelet e vlefshme për Ligën e Kombëve, ku u shënuan në total 14 gola. Padyshim që spikasin triumfet e Portugalisë, Danimarkës, Polonisë, si dhe suksesi historik i San Marinos pas plot 20 vitesh pritjes.
Në duelet e tjera Serbia i bëri bllokadë kampionëve të Spanjës! Në përballjet e Ligës C, triumfuan Irlanda e Veriut dhe Sllovakia që e nisën këtë aventurë me 3 pike.