Ish-banorja e Big Brother, Kader Kiçaj ka qenë në vëmendje të medias rozë për shkak të ndarjes së saj nga Lumbardh Salihu me të cilin krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë së BBV Kosova.
Së fundmi në një intervistë për “Prive” ajo ka zbuluar për publikun më tepër detaje rreth kësaj ngjarje. Ajo është shprehur se lidhja me Lumbardhin ka qenë shumë e mirë gjatë reality show-t por kur ka dalë nga aty ajo është përballur me një tjetër njeri.
“Lidhja jonë sa kohë ishim brenda në Big ka qenë super, por kur kemi dalë jashtë nuk ishte ashtu. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë jam ballafaquar me një njeri krejt tjetër. S’dua të flas asgjë të keqe për të se i keqi do të mbesë gjithnjë me të keqe. I uroj fat, suksese në jetën e vet.
Ndër të tjera Kaderi thekson se nuk ka më shance për ribashkim mes ish çiftit.
E dini që edhe më herët kur jemi ndarë i kam dhënë edhe shansin e dytë për ta provuar, por ai s’diti ta trajtojë mirë atë shans që i dhashë. Unë për vete e kam menduar për më gjatë, por nuk na ka ecur. Nuk ka një ribashkim.”
Gjatë periudhës së ndarjes u përfol për një tradhëti të mundshme nga ana e Lumbardhit por për këtë Kiçaj nuk preferoi të jap detaje ndërsa u shpreh se të dy janë të lënduar.
Kujtojmë që ndarja mes çiftit u njoftua nga vetë Kaderi me anë të një postimi në Instagram ku shkruante: “Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, doja të ndaja me ju dhe një lajm nga jeta ime private. Unë tani e tutje nuk jam më njeriun që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje, kam pasur vështirësi por besoj do vi dita që do kuptoni gjithçka.
“Për çdo lloj pyetje kam përgjigjje, por nuk dua të lëndoj njeri se vetë unë jam lënduar nga kjo lidhje,” përfundon ish-banorja e BBVK.
Pas kësaj deklarate çifti u vu re se kishte fshirë çdo postim së bashku në Instagram si edhe nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale. Gjatë kësaj periudhe nga vetë Lumbardhi nuk ka pasur asnjë reagim.
Megjithatë, së shpejti pritet qe ai të japi një intervistë për “Shok Podcast”. Lajmin e ka ndarë vetë moderatori përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shihet në shoqërinë e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Salihu, i cili mesa duket do të jetë i ftuari i tij i parë për këtë sezon të ri dhe pritet të japë më tepër detaje rreth ndarjes së tij me Kaderin.