BallinaAktualitetKëlliçi sulmon zyrën e BE në Tiranë dhe ish- zëvendës presidenten e...

Këlliçi sulmon zyrën e BE në Tiranë dhe ish- zëvendës presidenten e Komisionit Europian: Më sulmuan se nuk kam diplomë në fushatë

spot_img
spot_img

Belind Këlliçi ka sulmuar ditën e sotme zyrën e BE-së në Tiranë, për arsyen se të hënën do ta hapet Kolegji i Europës.

Nga protesta para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi akuzoi zyrën e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë ambasadorin Gonzato, ndërsa ish- zëvendës presidenten e Komisionit Europian dhe rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherinin, e ka cilësuar komuniste.

“Dita e sotme ka nisur me aktivitet të shëmtuar, regjisore është zyra e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë Gonzato.

Bashkë me një komuniste si Federica Mogherini vijnë dhe e shesin si model suksesi. E mbani mend fushatën për sulmet që bëheshin ndaj meje se nuk kisha diplomë, por e vërteta është krejt ndryshe”, u shpreh Këlliçi.

Që prej arrestimit të Berishës dhe shpalljes së tij non grata nga SHBA dhe Anglia, drejtuesit e PD-së kanë nisur një varg sulmesh ndaj ambasadave në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular