BallinaAktualitetMbledhja e KK të PD/Murrizi degjeneron Bardhin, Tabakun dhe Gjekmarkajn në sy...

Mbledhja e KK të PD/Murrizi degjeneron Bardhin, Tabakun dhe Gjekmarkajn në sy të Berishës: Thoshit vdiq Saliu!

spot_img
spot_img

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nuk ka qenë edhe aq e etë dhe unitare. Edhe pse po zhvillohet me dyer të mbyllura, kanë rrjedhur jashtë përplasje të forta midis atyre që kanë qenë që në fillim me Sali Berishën dhe grupit të Fazmend Bardhit që u bashkua “papritur” para një viti.

Ish-deputeti Muslim Murrizi në sy të Berishës që merrte pjesë në mbledhje online nga shtëpia, ka degjeneruar deputeten Jorida Tabaku, kreun e Grupit demokrat Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj, duke vendosur theksin te mënyra si u rikthyen në PD pas përplasjeve të mëhershme me Rithemelimin dhe Sali Berishën.

Nga burime brenda mbledhjes së Murrizi është ndalur në veçanti te rasti Gjekmarkaj, duke e ironizuar për një deklaratë të këtij të fundit ku ka thënë se “hidhet nga ballkoni po erdhi Berisha”.

Kujtojmë se Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj u katapultuan automatikisht si nënkryetarët e rinj të PD në bazë të ndryshimeve në Statut që ndodhën pas bashkimit të tyre me Rithemelimin. I pari e mori postin e ri për shkak se mban paralelisht edhe atë të kreut të grupit parlamentar, ndërsa i dyti, për shkak se mbante postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Murrizi: Do mërziteni nga ajo që do them, por s’e kam problem. Gabim që nxjerr mediat jashtë (i drejtohet Edi Palokës). Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Më çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politik por ke qënë ti Flamur që i ke fry në vesh. E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem  nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht. Si mund të motivohen demokratët?

Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë. Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bënë diversantë. Të vijnë të votohen. Pyet Bardhin pse se ke çuar emrin e Berishës si anëtar i Grupit Parlamentar. Bardhi thotë nuk është e vërtetë, është dërguar në maj. Pse drejtuesit politik mos të votoheshin?  A do ngjisni ju nëpër qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Nëse Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët. Gjysma e këtyre që do marrin mandatet do të përjashtojnë ty prape (i drejtohet Flamur Nokës). Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën, na e sqaroni?

Paloka: Qëllimi ynë është të mundësojmë qeveri teknike. Askush s’ja u ka hequr të drejtën e fjalës.

Noka: Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit të PD-së. Mund ti fryj në vesh unë ose dhe ti Myslim por nuk ndikohet Sali Berisha. Drejtuesit politik janë drejtuesit politik të partisë. Flamur Hoxha dhe Xhelal Mziu, s’jane drejtues politik, por kanë marrë rezultat shumë të mirë në 2021.  A kemi defekte dhe të meta? Po kemi. Po të ishim të përkryer do ishim hyjnor. Kemi tre vite që zihemi mes vetes sepse na ka përçarë Rama, ndërsa sot jemi bashkë. Rama investohet pafund që ne të turremi ndaj njëri-tjetrit.

Çdonjëri prej nesh ka detyrë të respektojë institucionet e partisë. Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim. Dhe kjo betejë jo vetëm e jona, por e të gjithëve, ndaj të stopojmë sulmet ndaj njëri-tjetrit dhe të dalim bashkë kundër Ramës. Bardhi ka bërë betejën më të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, kundër Ramës. Gjekmarkaj ka folur më shumë se asnjë kundër arrestimit politik të Sali Berishës, këtu e në institucionet ndërkombëtare. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular