Kombëtarja shqiptare nis sot rrugëtimin në Ligën e Kombeve me ndeshjen në Pragë ndaj Ukrainës. Kuqezinjtë janë pjesë e një grupi shumë të balancuar, ku çdo gjë është e mundur dhe kjo kuptohet edhe nga mesazhi i presidenti të FSHF-së, Armand Duka, për pjesëmarrjen në këtë turne.
Në fjalët e tij, ai ka bërë të qartë se tashmë nga ekipi kërkohen jo vetëm rezultate, por edhe lojë e emocione për publikun që e mbështet në mënyrë të zjarrtë Kombëtaren.
MESAZHI I DUKËS
Të dashur sportdashës!
Emocionet e forta që përjetuam në Europian vetëm pak muaj më parë me krenarine tonë kombëtare vazhdojnë.
Nga sot nisim një tjetër rrugëtim në Ligën e Kombeve si një trampolinë jo vetëm për rezultate të tjera të suksesshme!
Në sfidat e Ligës së Kombeve kemi përballë tre ekipe që pamë dhe ndoqëm në Europian, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Republikën Çeke, duke ditur mirë forcën dhe potencialin e tyre.
Nuk kam dyshimin më të vogël që do të vazhdojmë të bëjmë shumë më mirë për të prodhuar jo vetëm sukses e rezultat, por edhe lojë e emocion për të gjithë sportdashësit kuqezi anembanë botës!
Kjo është Kombëtarja jonë!
Dhe besimi e mbështetja për ta nuk do të mungojnë kurrë!
Shumë suksese ekipit e stafit në këtë rrugëtim të ri me besimin e palëkundur që ky ekip do të vazhdojë të mbajë të ndezur adrenalinën dhe suksesin tonë!
PANORAMASPORT.AL