Është akoma “mister” se çfarë do të ndodhë në tetor me pensionistët, ndërsa qeveria Rama akoma nuk ka marrë vendim zyrtar dhe gjithçka është në kuadër të propozimeve nga grupet e interesit.
Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha zbërtheu “formulën” e indeksimit të mundshëm të pensioneve, duke shtuar se ata që kanë pension të ulët, në muajin tetor do të marrin 50 mijë deri 100 mijë lekë të vjetra, më shumë se zakonisht, në pensionin e tyre mujor.
“Qeveria ka për detyrë indeksimin e pensioneve. Nga indeksimi, çdo pensionist do fitojë më shumë, 1.900 lekë te reja në muaj mesatarisht. Kurse pensionet e ulëta do shtohen 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra vetëm njëherë, në tetor, kur do jetë bonusi. Pensionet e ulëta janë ato që nuk kanë plotësuar vitet e punës, pension kooperative, janë 230 mijë pensionistë, janë dhe pensionistët në qytet me pension të ulët“, tha Kujtim Hoxha, por ende nuk është vendosur nga Qeveria se si do të veprohet.