BallinaPolitike“Ndryshimet do jenë të mëdha”- Asambleja Kombëtare e PS-së, analisti: Do të...

“Ndryshimet do jenë të mëdha”- Asambleja Kombëtare e PS-së, analisti: Do të ketë surpriza

spot_img
spot_img

Analisti Ben Andoni është shprehur se në Asamblenë Kombëtare të PS-së, që do të mbahet ditën e nesërme (8 Shtator) do të ketë ndryshime të mëdha. “Do të ketë surpriza”, u shpreh ai për News24, teksa shtoi se pika kryesore do të jetë Tirana.

Ben Andoni: Unë besoj që ndryshimet do jenë të mëdha, këto u panë edhe herën e fundit.

Duket se vendi ka nevojë për frymëmarrje nesër do zgjidhen 165 sepse pjesa tjetër i kanë postet e tyre, Rama do duhet të mendojë shumë për ti dhënë një impuls vendit sepse ne jemi në një krizë sociale, ne parametra jo të mira ekonomike.

Fokusi do jetë tek pika kyçe, pika kryesore do të jetë Tirana dhe besoj do adresohen problematika nëpërmjet një konfigurimit të ri të ekzekutivi. Rama i bën gjërat në momentet të fundit por duket se do të ketë surpriza.

Të hënën nis edhe shkolla në vazhdë kjo gjë tregohet se përgjegjësinë do e mbajnë njerëzit që kanë poste teknike.

Largohet nga llogaridhënia në parlament, duket që edhe Rama nuk i respekton interpelancat dhe më është dukur çudi por kryesisht kryeministrat janë të pranishëm në panele ndërkombëtare sesa në parlamentet e tyre dhe kjo është një kambanë alarmi.

Një pjesë e mirë e PS kanë treguar se janë të tërhequr. Realisht nëse Rama do reflektonte do mbante përgjegjësi lidhur me disa nga njerëzit që janë arrestuar, ai ëhstë kritik edhe në partinë e tij, por nëse ai e le përgjegjësinë individuale kjo nuk është ok.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular