VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve

0
111

Shqipëria i ka bërë një start fantastik këtij edicioni në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar ndeshjen e parë në transfertë përballë Ukrainës në Pragë
Shqipëria tregon forcën në Pragë, kuqezinjtë mundin 1-2 Ukrainën në ndeshjen e parë të League B në Nations League. Një sukses me vlerë të madhe, e para fitore ndaj këtij rivali në histori. Në pjesën e parë nuk munguan rastet, me të dyja skuadrat që patën mundësitë respektive për të zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Rebrov dërgoi tifozërinë ukrainase në festë në minutën e 49-të, teksa Konoplay dërgoi sferën pas shpinës së portierit Strakosha.
Të besuarit e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të përmbysin shifrat. Ismajli bëri bomberin në minutën e 54-të, ndërsa Asani në të 66-të kompletoi përmbysjen. Deri në fundin e ndeshjes, skuadra jonë mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të marrë kështu 3 pikë.

Shqipëria në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Gjeorgjisë, 10 shtator në “Air Albania”. Ndërsa Ukraina, do të sfidojë Çekinë që u mund thellë në Tbilisi me shifrat 4:1.

(VIDEO)

(VIDEO)

(VIDEO)

(VIDEO)