BallinaPolitikeBerisha-12 drejtuesve të PD: Misioni më i rëndësishëm i jetës suaj! Të...

Berisha-12 drejtuesve të PD: Misioni më i rëndësishëm i jetës suaj! Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti

spot_img
spot_img

Berisha-12 drejtuesve të PD: Misioni më i rëndësishëm i jetës suaj! Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë sa jeni në këtë mbledhje pune. Ju uroj me gjithë zemër shumë sukses në këtë mision që keni marrë përsipër.

Ju jeni politikanë me përvojë, jeni politikanë me formim politik. Keni kryer dhe përmbushur gjatë karrierës politike me sukses detyr shumë të rëndësishme.

Por theksoj që në fillim se misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës suaj, sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, për rivendosjen e shtetit ligjor, respektimin e plotë të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Por dhe rikthimin e Shqipërisë dhe dhqiptarëve në rrugën e prosperitetit, në rrugën e një mirëqënie të rritur, dhe po kështu në rrugën e vokacionit perëndimor të kombit, rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ky mision, them dhe njëherë, më i rëndësishmi që keni përmbushur në të gjithë karrierën tuaj për ju dhe të gjithë, kalon kësaj here në një rrugë të vështirë, në një rrugë komplekse, të veçantë.

Unë e di e di që ju keni drejtuar fushata elektorale, personale, por edhe kolektive, keni përmbushur detyra të rëndësishme, por kësaj here detyrë e të gjitha detyrave është inicimi sa më parë i një revolte të përgjithshme popullore, me qëllimin më kryesor për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pra, ky mision nuk është kësaj here si misionet e tjera. Ky mision kërkon që ne t’i dalim Zot dhe të garantojmë qytetarët shqiptarë se vota e tyre nuk do mund të ekzekturohet, nuk do mund të varroset pa hyrë në kuti, dhe se ajo nuk do të shndërrohet në krim, dhe krimi në votë.

Me forcën e fuqisë së PD, ne nuk do lejojmë një gjë të tillë, por detyra juaj është detyrë shumë e veçantë.

Si lider të PD në qarqet ku ju jeni ngarkuar kërkon që ju të jeni organizatorë të shkëlqyer. Kërkon që ju me ekipin lokal të riorganizoni PD.

Anëtarësia e saj ka nevojë jetike, vendimtare për jë organizim solid.

Shpesh dhe rëndomë shtrohet çështja: njerëzit janë të gatshëm, njerëzit nuk janë të gatshëm. E para, ju vetë duhet të jeni të gatshëm, dhe për të qenë ju të gatshëm, duhet të organizoni demokratët. Ata aty janë, ata presin t’i organizojnë.

Përveç organizimit, detyra juaj është t’i frymëzoni. Në qoftë se organizojmë, në qoftë se ne i frymëzojmë, unë ju garantoj ju se forcë në botë që të pengojë realizimin e qëllimeve tona objektive nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Ka patur dhe ka një debat, po protesta dhe fushata? Jo, ne i japim përparësi absolute protestës. Ne nuk pranojmë të ecim symbylltas drejt grabitjes dhe drejt funeralit të votës së lirë pa u hedhur në kuti.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular