BallinaSportIsmajli: Fitoren ia dedikoj familjes time, kurrë polemika me trajnerin

Ismajli: Fitoren ia dedikoj familjes time, kurrë polemika me trajnerin

spot_img
spot_img

Ardjan Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares analizoi fitoren 1-2 ndaj Ukrainës në Nations League. “E dinim që Ukraina është e fortë fizikisht, nuk ka dallim nga Çekia. Me një taktiktë të jashtëzakonshme, tifozët pas dhe luftë të paparë duke ndihmuar njëri-tjetrin morëm këtë fitore. Është hera e parë që mposhtim Ukrainën.

Asnjë ndeshje në Europian? Unë jam profesionist, gjatë karrierës time kam qenë kështu dhe do e bëj më tej. Europiani ishte zgjedhje e trajnerit, është e kaluar tani të shohim të ardhmen. Kemi hapur një cikël të ri dhe e rëndësishme ishte të dilnim me 3 pikë. Tani duhet të jemi gati të martën për Gjeorgjinë.

Nuk ka patur asnjë polemikë me trajnerin dhe nuk do të ketë kurrë. Unë i kam pranuar zgjedhjet e tij me sportivitet. Fjalët që kanë dalë janë të pavërteta, nëse do kisha probleme me trajnerin nuk do të isha këtu. Nuk do të kem kurrë probleme me trajnerët gjatë karrierës sime.

Këtë fitore, këtë gol, këtë ndeshje ja dedikoj familjes sime pasi kanë bërë shumë që unë të jem këtu”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular