BallinaSport“Kishim që me Çekinë që nuk fitonim”, Asllani shpjegon zënkën me Manajn:...

“Kishim që me Çekinë që nuk fitonim”, Asllani shpjegon zënkën me Manajn: E kam shumë shok, por sot më mërziti

spot_img
spot_img

Shqipëria ka marrë sot fitoren e parë në histori kundër Ukrainës. Kuqezinjtë kanë mposhtur verdheblutë me rezultatin 1-2, duke përmbysur ndeshjen në Pragë. Pas përfundimit të takimit, Kristjan Asllani ka folur për mikrofonin e emisionit “Kuq e Zi” në “SuperSport”. Ai ka shpjeguar edhe zënkën e vogël me Manajn në rastin e goditjes së dënimit në minutat  e fundit të spërballjes.

“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip shumë të mirë futbolli. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën.

Na ndihmon shumë kjo fitore se ishte ndeshja e parë dhe kur e nis mirë jemi një hap para. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikë dhe nuk ra shumë në sy. Jemi shumë të lumtur se e menduam pak dhe kishim që me Çekinë që nuk fitonim. Na duhej dhe jemi të lumtur.

Zënka me Manajn për goditjen e dënimit? Jam shumë shok me Rein, u mërzita në fushë, por mbetet aty. U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë, jam stërvitur që i vogël. Kjo fitore na ndihmon, ishte ndeshja e pare”, ka thënë Kristjan Asllani./Sport Ekspres/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular