BallinaAktualitetSherr mes shqiptarëve në Greqi, i riu në gjendje kritike plagoset...

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, i riu në gjendje kritike plagoset nga bashkatdhetari! Shpallet në kërkim autori

spot_img
spot_img

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një bashkatdhetar të tij në Greqi, të shtunën mbrëma, më 7 shtator. Sipas mediave greke, konflikti mes tyre ka ndodhur në Heraklion, rreth orës 9. Raportimet e para tregojnë se fillimisht ka pasur një sherr mes klientëve në një kafene që ndodhet në një rrugë qendrore të qytetit.

Pas përplasjes në kafene, sherri mes tyre ka vazhduar edhe jashtë dyqanit, në rrugë, ku 30-vjeçari me shqiptar është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sakaq mësohet se shqiptari tjetër, i cili ka goditur 30-vjeçarin me thikë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.

30-vjeçari mësohet se është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Venizelios, ku iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij konsiderohet kritike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular