Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë e saj për të zgjedhur Kryesinë e partisë.
Mbledhja e Asamblesë së socialistëve do të mbahet në Durrës.
Kryeministri Edi Rama ka pulblikuar mëngjesin e sotëm edhe foto nga brenda sallës ku do të mblidhet Asamblejë.
Kreu i qeverisë shkruan se sot Partia Socialiste do të ndërtojë skuadrën e re për Shqipërinë 2030.
“Me me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar Kryeministri Rama.
Pritet që me konstituimin e Kryesisë të zgjidhet edhe Sekretariati i ri, ndërsa kryeministri Edi Rama mund të prezantojë edhe drejtuesit politike të qarqeve.