BallinaKryesoreStërvitje në “shtëpinë” e Qazim Laçit, kuqezinjtë nisin përgatitjen për ndeshjen ndaj...

Stërvitje në “shtëpinë” e Qazim Laçit, kuqezinjtë nisin përgatitjen për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

spot_img
spot_img

Kombëtarja shqiptare është kthyer që sot paradite në fushën stërvitore, për të nisur përgatitjet për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Gjeorgjisë. Një ditë pas suksesit me Ukrainën, Shqipëria ka zhvilluar stërvitjen e parë përsëri në Pragë, duke u stërvitur në ambientet e klubit të Sparta Pragës, ku aktivizohet mesfushori i kuqezinjve, Qazim Laçi.=

Ashtu siç ndodh zakonisht, titullarët e aktivizuar në ndeshjen e mbrëmshme kanë zhvilluar vetëm seancën fizike pa top, duke menduar për riaftësimin nga lodhja e ndeshjes, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit rregullisht me ngarkesa të plota.

Ekipi do të udhëtojë sot drejt Shqipërisë, për t’u sistemuar në hotel, teksa do të kthehet për seancën stërvitore vetëm në pasditen e të hënës në “Air Albania”, një ditë para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular