BallinaAktualitet“Burgu i natës” është gati në Tiranë, por për momentin ka vetëm...

“Burgu i natës” është gati në Tiranë, por për momentin ka vetëm gardianë

spot_img
spot_img

Gjyqtarët dhe prokurorët duket se nuk janë shumë të gatshëm për të aplikuar “burgun e natës” ndaj atyre që kryejnë krime të lehta. Përmes një shkrese Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka njoftuar të gjitha gjykatat në vend, prokurorin e përgjithshëm dhe kryeprokurorin e SPAK, se është bërë funksional “burgu i hapur” në Tiranë.

Shkresa mban datën 30 gusht dhe iu është shpërndarë 23 institucioneve të drejtësisë , përfshi të gjitha gjykatat e të dyja shkallëve, KLGJ dhe KLP si edhe shefes së ekzekutimeve të vendimeve penale për t’u treguar adresën e burgut të hapur.

Burgu i hapur gjendet në ish-burgun e grave dhe aktualisht është bosh. Kategoria e të burgosurve që mund të fitojë burgosjen gjatë natës dhe ditën të jetë i lirë janë shtetasit që u ka mbetur më pak se 6 muaj dënim për vepra të lehta dhe me kushtin që komisioni penitenciar ta vlerësojë të parrezikshëm, si edhe kushdo që gjatë gjykimit është dënuar me gjysmë liri.

Kjo s’do të thotë se burgu nuk ka gardianë. Përkundrazi rojet e burgut qëndrojnë në detyrë me turne si kolegët e tyre në çdo burg. I dënuari hyn në orën 17, qëndron gjatë natës dhe del herët në mëngjes.

Në 5 vjet, në të gjithë vendin “gjysmë-liria” është aplikuar vetëm për 97 persona, një shifër kjo e argumentuar e përfillshim për shkak të mungesës të një burgu të hapur. Një nga rastet e monitoruara nga Top Channel tregoi se si u burgosuri paraqitej vullnetarisht për t’u burgosur çdo natë deri në mëngjes./ Marrë nga Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular