BallinaKronike"I vunë thesin në kokë"/ Lala tregon si ndikoi qeveria shqiptare në...

“I vunë thesin në kokë”/ Lala tregon si ndikoi qeveria shqiptare në dëbimin e Plarent Dervishajt nga Dubai

spot_img
spot_img

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar detaje nga dëbimi i Plarent Dervishajt nga Dubai. 

Lala tha se qeveria shqiptare ka dërguar një dosje te autoritetet në Dubai, ku e cilëson Dervishajn si person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka kërcënuar zyrtarë të drejtësisë dhe një biznesmen të huaj. 

Më pas Dervishaj pas një sherri në stadiumin e Dubait, i kanë vajtur në banesë me një pretekst sikur po i shpëtonin jetën dhe e kanë dëbuar drejt Shqipërisë. 

“Një tjetër aksion, që nuk dua ta lë pa përmendur, ka të bëjë me dëbimin nga Dubai të Plarent Dervishajt. Është ndër aksionet më domethënëse për mënyrën se si është zhvilluar. Ish anëtar i bandës së Durrësit. I akuzuari kryesor për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji dhe Rrumit.

Çfarë ka ndodhur? Pas një debati të fortë në stadiumin e Dubait, me një durrsak, personi shkon dhe e denoncon. Plarent Dervishaj shoqërohet. Qeveria dërgon dosje në Dubai ku thotë Plarent Dervishaj përbën rrezik të theksuar kriminal sepse ka kërcënuar biznesmen të huaj dhe zyrtarë të drejtësisë, duhet të sillet menjëherë. Duke mos patur mundësi ekstradimi, një ditë të bukur i shkojnë në derë, e shqyejnë derën, i vënë thesin në kokë dhe i thonë, zotëri je në rrezik, automatikisht e dëbojnë në linjë direkte nga Dubai.

Kjo që them është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka ndodhur.

Plarent Dervishaj, është në përplasje me njërin nga personazhet më me ndikim në qarkun e Durrësit. Gjërat me ardhjen e tij do të kenë trajektore tjetër”, tha Lala. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular