Një ditë të keqe për Shqipërinë e vlerësoi humbjen 1 me 0 ndaj Gjeorgjisë futbollisti kuqezi Jasir Asani. Në prononcimin për mikrofonin e Tv Klan pas ndeshjes, Asani u shpreh se skuadra dha të gjithë energjinë në fushë, por thjesht ishte dita jo e duhur.
“Pjesë të parë filluam mirë por duhet të jepnim akoma më shumë. Sot ka qenë ditë e keqe për ne. Kemi pritur një fitore. Gjithsesi çdo futbollist ka ditë të këqija dhe duhet të shohim gabimet një nga një. Ishte çdo gjë perfekte dhe nuk mendoj që nuk kemi dhënë në fushë, ndoshta ka qenë një ditë e keqe, duhet të bëjmë analizën. Do e marrim veten dhe mendoj se thjesht ka qenë një ditë shumë e keqe për ne”, u shpreh Jasir Asani.