Mbroni fortesën! Stadiumi “Air Albania” ka festuar gjithmonë me Silvinjon në drejtim

0
151

Kur nis një cikël i ri është normale që ndryshime të cilido lloji mund të ndodhin. Mund të zgjedhësh një fizionomi loje tjetër, apo mund të marrësh futbollistë të rinj, por një pjesë themelore dhe e rëndësishme është të ruash identitetin ose ato rekorde që të paktën janë vendosur në Kombëtaren shqiptare.

Kundër Gjeorgjisë, përveçse do të jetë një ndeshje për kreun në grup dhe “vjedhjen” e shanseve për të kapur një biletë për në “play off”-in e Botërorit, do të jetë edhe për të vijuar një seri rezultatesh pa humbje në “Air Albania”.

Dy ish-mbrojtës të njohur në aksion si Sanjol dhe Silvinjo janë kundër njëri-tjetrit, por jo në një krah të fushës, por të ulur në stol dhe me bllok në dorë, duke udhëzuar “luftëtarët” e tyre. Që me mbërritjen e Silvinjos në vitin e kaluar, të gjitha ndeshjet që janë zhvilluar në shtëpi janë fituar ose barazuar.

Përmendim këtu fitoret me Moldavinë, Poloninë, Çekinë, Bullgarinë dhe barazimin me Ishujt Faroe. Ky stadium gjithmonë ka festuar me Silvinjon në stol dhe këtë pret që të bëjë edhe mbrëmjen e sotme, ku përballë do të ketë një Gjeorgjinë euforike. Pra djem, mbrojeni edhe në këtë ndeshje fortesën! PANORAMASPORT.AL