“Vula” e PD/ Gjykata e Lartë shyrton çështjen e parë, refuzon kërkesën e Alibeajt për pezullim të “Zhukrit”

0
252

Pas vendimit të Apelit që ja dha vulën Rithemelimit dhe Berishës duke e njohur kështu atë si kryetar të PD, ka pasur një ankesë nga pala tjetër, për pasojë në Gjykatën e Lartë sot pati lëvizje duke shqyrtuar një nga 4 çështjet e depozituara.

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë me tre anëtarë e cila shqyrtoi rekursin e dorëzuar nga Ekelejd Alibeaj dhe dy avokatë që përfaqësojnë grupimin Basha me 4 kërkesa, vendosi rrëzimin.

Ditën e sotme u shqyrtua vetëm një nga këto kërkesa, seancë paraprake në të cilët palët kërkuan të pezullohet vendimi i ish-gjyqtarit Agron Zhukri, i cili në mars 2022 njohur Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha dhe ajo që njihet si “vula e PD”. Pritet që në seancat e tjera të shqyrtohet edhe kërkesa më kryesore e cila është “Themeli” i çështjes pra ligjshmëria e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021 të Rithemelimit, gjykim që do të zgjidhte përfundimisht çështjen e legjimitetit të PD pas rreth 3 vite betaja ligjore.