Aksident me vdekje/ Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë 40-vjeçari

0
142

Një aksident me vdekje ka ndodhur aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku 40-vjeçari Shkëlzen Lleshaj duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 40 vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit