Aksident në Shkodër: Automjeti zjarrfikës del nga rruga, dy punonjës të dëmtuar lehtë

0
100

Në pasditen e sotme, një automjet zjarrfikës ka pësuar një aksident në fshatin “Vukatanë”, në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, shoferi i automjetit, shtetasi K. M., 30 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.

Në aksident janë dëmtuar lehtë shoferi K. M. dhe një tjetër punonjës i shërbimit zjarrfikës, shtetasi R. K. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është angazhuar për të hetuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.