BallinaEkonomiGrupi BALFIN, Intesa Sanpaolo Bank dhe EBRD bashkojnë forcat për ndërtimin e...

Grupi BALFIN, Intesa Sanpaolo Bank dhe EBRD bashkojnë forcat për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

spot_img
spot_img

Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri zgjeron financimin me 26 milionë euro për ndërtimin e hotelit MGallery (Grupi Accor) në Green Coast, Shqipëri – një investim nga Grupi BALFIN. Ky investim do të mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) përmes Kornizës së Ndërmarrjes së Riskut (RSF) deri në 50 për qind të shumës së investimit. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje strategjike, Intesa Sanpaolo Bank dhe EBRD riafirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur vizionin e Grupit BALFIN për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri.

balfin2

Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes u zhvillua në ambientet e selisë së Intesa Sanpaolo Bank në Tiranë, me përfaqësues nga të gjitha palët.

Alessandro D’Oria, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri, deklaroi: “Financimi i investimeve në turizmin e qëndrueshëm është ndër prioritetet tona kryesore. Jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e këtij investimi unik. Do të vazhdojmë të promovojmë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, me investime që do të pasurojnë ofertën për numrin në rritje të turistëve në vend.”

“Zhvillimet e Grupit BALFIN janë rezultat i partneriteteve të forta me institucione financiare të besueshme si EBRD dhe Intesa Sanpaolo Bank. Si një kompani private, ndihemi krenarë që investojmë në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit, mbështesin objektivat strategjikë të turizmit të vendit, rrisin standardet dhe krijojnë mundësi punësimi.” tha CEO i Grupit BALFIN, Edlira Muka.

Ekaterina Solovova, Kreu i EBRD në Shqipëri, tha: “Kemi kënaqësinë të vijojmë së ofruari mbështetjen tonë për turizmin shqiptar. Infrastruktura e qëndrueshme e mikpritjes është thelbësore për rritjen e industrisë dhe, përmes këtij zhvillimi, Grupi BALFIN dhe Accor sjellin cilësi dhe standard të lartë në tregun shqiptar.”

balfin1

Për Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri, ky financim klasifikohet si Financim ESG nën kategorinë e “ndërtesave energjitikisht efikase” dhe deri më tani është më i madhi në fushën e turizmit; një prioritet strategjik për vendin. Projekti do të realizohet në një pozicion strategjik në Rivierën Shqiptare (në bregdetin e jugut), që konsiderohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në vend. Duke qenë se hoteli do të jetë një ndërtesë energjikisht efikase, parashikohet të reduktojë konsumin e energjisë me 34.43%.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri dhe EBRD forcojnë angazhimin e tyre për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky investim i Grupit BALFIN shënon zgjerimin zyrtar të markës Accor në vend. Financimi dhe realizimi i këtij projekti të qëndrueshëm është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm, e cila thekson inkurajimin e investimeve strategjike private që synojnë të tërheqin marka ndërkombëtarisht të njohura, ndërsa prioritizojnë fushat kyçe për zhvillimin e turizmit.

Si një bankë multilaterale e zhvillimit, për më shumë se 30 vjet, EBRD ka investuar për të promovuar ekonomitë e drejtuara nga sektori privat në tre kontinente. Banka filloi operimin në Shqipëri në vitin 1991 dhe është një investitor institucional kryesor në vend, me rreth 2.1 miliardë euro të investuara, përmes mbi 150 projekteve.

balfin

Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri, aktive në sektorin financiar të vendit prej vitit 2008, e konsideron vendin si një treg me fokus të lartë, në nivel grupi.

Me të dy institucionet, Grupi BALFIN ka histori bashkëpunimi për projekte të ndryshme që datojnë në të kaluarën.

Hoteli MGallery pritet të jetë pika kulmore e zhvillimit të Green Coast, një nga investimet turistike më të rëndësishme në Shqipëri nga Grupi BALFIN, por edhe në industrinë e mikpritjes në rajon. Për Grupin BALFIN, ky investim është një tjetër dëshmi e partneriteteve të fuqishme dhe angazhimit në rritje për sektorin e turizmit. Hoteli i parë MGallery në Shqipëri, i vendosur në Green Coast, do të ketë standardet ndërkombëtare të njohura të Accor.

Grupi Accor është një nga kompanitë më të mëdha multinacionale të mikpritjes në mbarë botën që operon në 5,584 lokacione, në më shumë se 110 shtete. Në fillimin e sezonit turistik 2025, hapja e MGallery, e cila aktualisht ndodhet në faza të avancuara ndërtimi, do ta përfshijë Shqipërinë në hartën e operacioneve të Grupit Accor, një e mirë e madhe kjo për turizmin e vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular