BallinaAktualitetKishte destinacion Britaninë, 25-vjeçari nga Kukësi merret peng në Francë nga shtetas...

Kishte destinacion Britaninë, 25-vjeçari nga Kukësi merret peng në Francë nga shtetas të vendeve të Treta! Kërkojnë 24 mijë paund për ta liruar

spot_img
spot_img

Një 25-vjeçar shqiptar është marrë peng nga disa shtetas nga Vendet e Treta në Francë.

I riu raportohet se ishte nisur nga Kukësi në mënyrë të paligjshme dhe kishte destinacion final Britaninë e Madhe.

Por 25-vjeçari me iniciale A. S., është marrë peng në Francë nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale dhe kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar.

Denoncimi në polici për marrjen peng të të riut është bërë nga vëllai i tij. Pas kallëzimit të ngjarjes, uniformat blu kanë arrestuar dy të rinjtë që ndihmuan 25-vjeçarin të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi 26-vjeçarit me iniciale Sh. H., banues në fshatin Muholaj dhe 31-vjeçarit me iniciale A. E.,  banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit, nëpërmjet Interpol Tiranës, po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Lionin, në Francë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin.

Ndërsa po hetohet nëse 2 të rinjtë e arrestuar në Kukës kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit nga Vendet e Treta që kanë marrë peng 25-vjeçarin në Francë.

Njoftimi i policisë: 

Kukës

I dhanë ndihmë një 25-vjeçari, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Kukësi në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe, vihen në pranga 2 shtetas.

25-vjeçari mbahet peng në Francë, nga disa shtetas nga Vendet e Treta, të cilët kërkojnë një shumë parash për ta liruar.

Policia e Shtetit, nëpërmjet Interpol Tiranës, po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Lionin, në Francë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin.

Shërbimet e DVP Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, nisur nga kallëzimi i bërë nga një shtetas, se vëllai i tij, shtetasi A. S., është marrë peng në Francë, nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale, dhe se ata kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar për dokumentimin e këtij rasti.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi i shtetasve: Sh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Muholaj dhe A. E., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kukës, për të kaluar në mënyrën të paligjshme kufirin nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me Interpolin dhe oficerin e kontaktit në Francë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë ngushtësisht me Policinë franceze dhe me Interpol Lionin, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të dokumentuar nëse 2 shtetasit e arrestuar në Kukës, që ndihmuan shtetasin A. S., për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Shqipëria në Francë, kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit që kanë marrë peng 25-vjeçarin, në Francë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular