Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares tha pas humbjes 0-1 me Gjeorgjinë se ekipit i mungoi agresoviteti.
“Na mungoi agresiviteti. Nuk e kishim atë që kishim ndaj Ukrainës. Nuk e qarkulluam keq topin. I dhamë hapësira Gjeorgjisë dhe na mungoi agresiviteti. Nuk u befasova nga zgjedhja e trajnerit.
Trajneri kërkonte lojtarë si Hoxha për të hapur hapësira. Ndoshta nuk funksionoi aq mirë. Nuk eci siç e kishim në mendje. Do të vazhdojmë.
E njihnim Gjeorgjinë, ka lojtarë me kualitet, i mbrojtëm lojtarët e rrezikshëm me sukses. Na munguan shumë gjëra në raport me ndeshjen me Ukrainën.
Ekipet e tjera më shumë fokusohet te sulmuesit dhe na harrojnë ne të tjerëve. Kur të shkoj në Pragë do flas me çunat për Çekinë. Ndeshjet në Europian na bënë mirë, na dhanë eksperiencë, edhe pse sot na mungoi pak. Kualiteti dhe lojtarët janë, mungojnë gjërat e vogla, që duhet të fokusohemi më shumë”,