Nga Bardhi Sejdarasi
…pak kohë më parë hodha këtu një status dashamirës, duke kujtuar që transmetuesi publik shqiptar, RTSH, kishte bllokuar për më shumë se një vit emisionin tim “Flasim për Ekonominë”, i vetmi emision radio-televiziv në këtë zhanër! Nuk mora kurrë përgjigje as nga drejtori i përgjithshëm dhe as nga Këshilli Drejtues! Paraqita një projekt të plotë për kanalin RTSH AGRO, për të qënë një dritare ekonomike. Unë jam anëtar i Këshillit të Shikuesve dhe Dëgjuesve të RTSH! E kundërshtoi drejtori i përgjithshëm, edhe pse ranë dakort 15 anëtarë të KSHD të RTSH!
Gjithnjë e më vështirë në RTSH! Mbi 11 mijë njerëz më ndoqën në postimin tim, një pjesë komentuan.
Sot u largova nga RTSH , pas më shumë se një dekade, duke punuar me personalitete si Ed Mazi, Thoma Gëllçi, Enkelejdi Joti. Nuk punova dot me Alfred Pezën, me të cilin kishim njohje si kolegë gazetarë nga 1996! Ky i fundit tentoi shumë gjëra! Do shkruaj njëherë tjetër më gjatë! Po na mbushte mendjen se “po riktheheshim”! Ne ishim aty. Të rikthyer! Nga një kanal transmetimi, në 16 të tillë! Rrjedhojë e një projekti të drejtorit Gëllçi!
A mund e duhet të bëhej më shumë në RTSH? GJITHSESI. Po Peza nuk e bëri dot! AI U RIKTHYE! Nuk e di se si e se ku! Nuk i besoj shumë gjërave që po fliten, as atyre të Tafanit, një ish studentja ime dhe gazetare mjaft e mirë. Do ketë shumë të tjera! Sidomos me rekrutimet dhe me pushimet e padrejta nga puna!
Nuk fola më parë, sepse mendova se do të ndodhte korrigjimi. Ika nga puna një javë më parë se dorëheqja jo burrërore e kolegut të njohur dhe me të cilin kisha bashkëpunuar prej 26 vitesh! Unë shënoj sivjet vitin e 45 të punës! Peza mbeti shumë i vogël, në moshë, por edhe në vizionin për menaxhimin e media-s! Të tjerë kanë shkruar e do shkruajnë për të!
RTSH kërkon menaxhim, jo arrogancë! Pasojat kanë filluar që tani. Dhe do të vijojnë!
Suksese në jetë RTSH!
UNË PO IKI! Jo i dëshpëruar, se nuk fitova asgjë! I dëshpëruar për paaftësinë që po mbin çdo ditë në të gjitha kanalet e transmetimit të “gjigandit mediatik” siç filluan t’a quanin disa rrogëtarë të ish-Pezës!
I’a qaj hallin kujdo që do të marrë përsipër kryesimin e RTSH! Do vuajë shumë për t’a futur në shina, jo për t’a “rikthyer”! Një shejtan budalla kërkoi t’a bënte këtë! Shyqyr që u kujtuan në kohë të mos e linin t’a arrinte!
Do të mbetem te EKONOMIA, që i kam shërbyer në 45 vitet e fundit, si gazetar, si kryeredaktor i MONITOR dhe BANKIER, si moderator dhe si i ftuar i vlerësuar në mjaft “banaqe” të tjerë televizive!
Faleminderit ABC NEWS dhe drejtuesve të tij që më bënë kaq shpejt pjesë të tyre dhe të profesionalizmit të tyre!
Takimi i rradhës? Thjesht të premten, në 20:00!
Faleminderit edhe njëherë atyre që më ndjekim besnikërisht me ekran! Do t’u jem besnik edhe në ekranin e ri!
Më ndiqni KËTU: