Seanca e sotme plenare parashikohet të ketë debat mes forcave politike, ndërkohë që një nga pikat kryesore të rendit të ditës, është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.
I pranishëm sot në sallë pritet të jetë vetë kryeministri Edi Rama, pra interpelancën nuk pritet t’ia delegojë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, post që tashmë e mban Taulant Balla.