Këtë vit, stafi i Bankës Credins vendosi të festojë 1 Qershorin ndryshe, duke mbledhur shumë dhurata dhe lodra për fëmijët në kushte të vështira ekonomike dhe familjare, të menaxhuar nga Albanienhilfe Weilheim e.V në Elbasan.
Si pjesë e angazhimit tonë për përgjegjësinë korporative, jemi të përkushtuar të ndihmojmë komunitetin dhe të sjellim ndryshim pozitiv. Ne besojmë se çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur dhe plot dashuri.
Jemi të lumtur që mundëm të sjellim buzëqeshje dhe gëzim për këta fëmijë, duke iu dhuruar atyre një ditë të veçantë.