Gjatë ditës së nesërme, Shqipëria pritet të përfshihet nga shira intensivë shoqëruar me rrufe. Reshjet pritet të nisin pak para mesnatës dhe do të vijojnë në zona të caktuara deri në orët e pasdites nesër, ndërkohë që parashikohen shkarkesa të shumta elektrike. Parashikohen reshjet të dendura shiu në Shkodër dhe Lezhë, sonte duke nisur nga ora 22:00
Masat ajrore të ardhura nga veri-perëndimi, do të shkarkojnë sasi të konsiderueshme shiu fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës, për të zbritur më pas në pjesët e tjerë të vendit, me fokus pjesën veriore të Ultësirës Perëndimore.
Reshje të dendura shiu gjatë mesditës së nesërme në Durrës, Laç, Mamurras dhe zonat veriore dhe perëndimroe të Tiranës. Reshjet parashikohen të dendura gjatë natës si edhe paraditën e nesërme, ndërkohë që stacione meteorologjike rajonale kanë dhënë “alarmin e kuq” në lidhje me këto zhvillime mbi motin në Shqipëri, pasi është i lartë rreziku për përmbytje, sidomos në Shkodër dhe Lezhë.