BallinaKryesoreOKB: Shqipëria, me rënien më të madhe tëlindshmërisë në rang global deri...

OKB: Shqipëria, me rënien më të madhe tëlindshmërisë në rang global deri më 2054

spot_img
spot_img

OKB vëren se niveli i fertilitetit, ose numri mesatar i lindjeve të gjalla për grua gjatë gjithë jetës, ka rënë ndjeshëm gjatë dekadave të fundit në shumë vende. Aktualisht, shkalla globale e lindshmërisë është 2.25 lindje të gjalla për grua, një fëmijë më pak se një brez
më parë. Në Shqipëri aktualisht niveli i lindshmërinë për grua është më pak se 1.2 fëmijë, shumë poshtë shkallës së zëvendësimit.
Në shumicën e shoqërive, fëmijët dhe të moshuarit konsumojnë mesatarisht më shumë
sesa prodhojnë.
OKB këshillon se pothuajse në të gjitha vendet dhe zonat me popullsi që tashmë kanë arritur kulmin në madhësi të popullsisë, dritarja e mundësive për rritjen e përshpejtuar ekonomike të lidhur me një popullsi rinore është mbyllur. Megjithatë, edhe në vendet ku
pjesa e popullsisë në moshë pune (midis 20 dhe 64 vjeç) po zvogëlohet, ka mënyra për të nxitur rritjen ekonomike.
Një nga strategjitë që rekomandon OKB është që vendet me rënie të popullsisë duhet të bëhen gjithëpërfshirës, duke futur në tregun formal të punës grupe që tradicionalisht janë përjashtuar, si gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Një qasje tjetër që rekomandohet është rritja e produktivitetit të punonjësve duke investuar në formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke përdorur teknologjisë, duke përfshirë robotikën, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (AI).
Imigrimi (prurjet e emigrantëve) mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore të lidhur me plakjen e popullsisë, të paktën në afat të shkurtër. Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsisë ose plakjen e popullsisë në terma afatgjatë, por nuk duhet parë si një “zgjidhje” për atë që në fund të Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina,
Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë. Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular