Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë i informuar për detajet e rënda ndaj qeverisjes së tij në shkrimin të prestigjiozes, “Der Spiegel”, dhe për faktin se ai do të publikohej ditën e premte 13 shtator.
Në këtë situatë Edi Rama ka telefonuar redaksinë e revistës së njohur dhe ka tentuar që të ndikoje për të ndryshuar raportimin e gazetarëve.
Por prestigjiozja “Der Spigel”, jo vetëm që e ka refuzuar këtë ndërhyrje të turpshe, por edhe e ka denoncuar telefonatën e Ramës në shkrimin e saj.
“I përballur me akuza të rënda përkatëse nga SPIEGEL, Kryeministri telefonoi vonë në mbrëmje dhe u përpoq që të ndikojë në raportim. Ai i konsideroi akuzat si jo thelbësore, ofenduese dhe dëmtuese e të pa merituara për reputacionin e vendit të tij”, shkruan Derr Spiegel.