Pas incidentit të rëndë të raportuar më herët në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, janë zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen e dyfishtë. Sipas informacioneve të fundit, mësohet se ddy personat e plagosur janë identifikuar si Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Ndërsa hetimet po vazhdojnë, është bërë e ditur se autori i plagosjes është Lul Rakaj. Sakaq, mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.