Gruaja merr vajzën 3-vjeçare dhe zhduket, burri gjen në shtëpi letrën me 5 faqe! Ja çfarë shkruhej në të

0
148

Një grua 45-vjeçare, Susanna Recchia, u zhduk nga shtëpia e saj në Miane të Trevisos së bashku me vajzën e saj 3-vjeçare.

Ato humbën kontaktet mbrëmjen e së premtes, kur partneri i gruas shkoi në shtëpi për të marrë vogëlushen por nuk gjete njeri.

Në tryezë kishte një letër lamtumire. Në pesë faqe, gruaja njoftoi qëllimin e saj për të vrarë veten. Burri, nga i cili po ndahej 45-vjeçarja, shkoi në komisariatin e Conegliano dhe denoncoi zhdukjen e dyfishtë, raportojnë mediat italiane.

Prefektura e Trevisos, pas kontrolleve, aktivizoi protokollin për personat e zhdukur dhe hetimet po kryhen në të gjithë provincën dhe territoret fqinje. Makina në të cilën Recchia u largua me fëmijën e saj u gjet bosh.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë provincën e Trevisos dhe në zonat përreth, me kontrolle nëpërmjet sistemeve të vëzhgimit me video publike dhe private, patrullave, pajisjeve për njohjen automatike të targave dhe një helikopter të zjarrfikësve.