I afërmi i tyre humbi jetën, 40 persona shkatërrojnë spitalin Onkologjik në Itali

0
101

Një sulm në spital në Pescara! Pas vdekjes së një pacienteje 60-vjeçare me etni rome, 40 të afërmit e saj pushtuan korridoret e departamentit duke bërtitur dhe fyer këdo që kishin përballë, duke i shndërruar dhomat e departamentit të Onkologjisë në një lloj fushe beteje. Dyert u thyen, tavolinat u përmbysën, orenditë u hodhën në dysheme. Vetëm ndërhyrja e policisë lejoi rivendosjen e qetësisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (e premte 13 shtator) në spitalin e Peskarës. Protagonistë ishin 40 persona që u paraqitën në objekt sapo morën vesh për vdekjen e një të afërmeje të tyre.

Burra dhe gra pushtuan korridoret, pasi arritën të hynin me forcë: menjëherë ndërhyri roja e shërbimit dhe, pasi vlerësoi situatën, thirri numrin e urgjencës. Në spital mbërritën fillimisht patrullat e skuadrës së komisariatit, më pas ato të karabinierëve, të cilët u përpoqën të rivendosin qetësinë dhe më pas e shoqëruan trupin në morg.

“Dënoj fuqishëm aktin urrejtës të dhunës të kryer nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara,”- deklaron drejtori i përgjithshëm i ASL, Vero Michitelli.

“Një departament si Onkologjia, ku brishtësia dhe shpresa bashkëjetojnë, nuk duhet të ishte kurrë skenë e një agresioni kaq të poshtër dhe të kotë. Operatorët tanë, mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetit social, i përkushtohen çdo ditë kujdesit të pacientëve me profesionalizmin dhe humanizmin maksimal. Duke parë angazhimin dhe përkushtimin e tyre të përbuzur aq brutalisht, më mbush me indinjatë,”- shtoi ai.