Të tjera të detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malësi të Madhe, ku dy persona konkretisht Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u plagosën me armë zjarri nga Lul Rakaj.
Po kush është Lul Rakaj?
Lul Rakaj mësohet se ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe. Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë Lul Rakajt babain.
Si ndodhi ngjarja sot?
Ka qenë ora 09:45 (15 shtator) kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve. Sipas policisë, ka qenë Lul Rakaj, i cili ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të dy personave, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.