Tetë persona kanë humbur jetën gjatë natës teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli, tha policia franceze.
Ekipet e shpëtimit u alarmuan sapo morën informacion se mjeti lundrues ndodhej në vështirësi. Varka kishte rreth 50 persona në bord dhe kishte nisur të zhytej në ujë jo larg brigjeve.
Incidenti i së dielës ndodhi një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën në një barkë që transportonte dhjetëra emigrantë në brigjet franceze.
Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi incidentin e fundit dhe tha se autoritetet franceze po bënin hetimet.
Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se ishte “e tmerrshme” të dëgjoje për një “humbje të mëtejshme jetësh” në Kanal.